Bursat europiane, me ndryshime të vogla – Tregjet presin inflacionin në SHBA dhe fitimet e korporatave
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa tregjet financiare në Mbretërinë e Bashkuar u rihapën pas një feste publike të hënën.
Indeksi pan-evropian Stoxx 600 e nisi ditën në rënie me 0.1%, ndërsa sektori i automjeteve kryeson fitimet në rritje me 0.6%. Investitorët globalë janë të përqendruar tek të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që publikohen të mërkurën dhe do të japin një panoramë më të qartë mbi hapat që do të ndërmarrë Rezerva Federale në të ardhmen.
Sipas analistëve, tregjet janë të paqëndrueshme dhe kanë paqartësi në lidhje me mundësitë e një recesioni global gjatë këtij viti dhe nuk dihet me siguri drejtimi i politikës monetare të rezervës Federale në SHBA. Gjithashtu, investitorët po presin edhe fitimet tremujore të korporatave, si Fresenius, Direct Line dhe gjiganti saudit i naftës, Saudi Aramco.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.