Bursat europiane, në rënie të lehtë – Investitorët po monitorojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme
Investitorët europianë po tregohen të kujdesshëm në sesionin e parë të javës, për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po qëndron në rënie me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ. Sektori i automjeteve dhe ai i ndërtimit kryesojnë humbjet, në rënie me 0.8%, ndërsa sektori minerar kryeson fitimet, në rritje me 0.9%.
Investitorët po vëzhgon nga afër se çfarë do të ndodhë më pas në Gaza, pasi Izraeli pritet të nisë një ofensivë tokësore në territorin palestinez, pasi grumbulloi trupa në kufi javën e kaluar. Rreth 1.1 milionë palestinezë iu dha një njoftim 24-orësh për të evakuuar Gazën veriore javën e kaluar dhe për të shkuar në Gazën jugore, por urdhri dhe afati u kritikuan ashpër nga shumë agjenci humanitare.
Gjatë fundjavës, qindra mijëra palestinezë po përpiqeshin të largoheshin nga Gaza veriore, por udhëtimi është i rrezikshëm dhe i vështirë. Kushtet e jetesës për njerëzit në Gaza janë përkeqësuar me shpejtësi. Furnizimet me ujë, ushqim, energji elektrike dhe ilaçe kanë mbaruar.
Ndërkohë, tregjet në rajonin e Azi-Paqësorit e nisën javën në qetësi, ndërsa investitorët po presin të dhënat kryesore ekonomike në Kinë dhe Japoni, duke përfshirë produktin e brendshëm bruto për tremujorin e tretë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.