Bursat europiane zgjerojnë humbjet – Investitorët presin PBB në Eurozonë për tremujorin e parë
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët kanë reaguar ndaj të dhënave ekonomike, fitimeve të korporatave dhe dështimit deri tani të ligjvënësve në SHBA për të rritur tavanin e borxhit.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.3%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ. Për sa i përket korporatave, aksionet e Vodafone kanë rënë me rreth 4%, pasi kompania njoftoi një shkurtim rekord të vendeve të punës, prej 11 mijë persona.
Ndërkohë, Komisioni Europian rriti parashikimin për inflacionin në Eurozonë, në nivelin e 5.8% për këtë vit dhe në 2.8% për vitin 2024. Gjithashtu, Komisioni parashikon se Banka Qendrore Europiane do të vijojë me shtrëngimin e politikave monetare. Investitorët po presin edhe fitimet tremujore të korporatave, si Siemens Energy, Euronext, Greggs dhe Boohoo, por edhe të dhënat për rritjen ekonomike në Eurozonë, për tremujorin e parë të këtij viti.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.