Çmimi i naftës rritet me 3% – Nivel rekord i çmimit të arit pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit
Çmimet e naftës shënuan një rritje me më shumë se 3% pasi Izraeli kreu një sulm ndaj Iranit, duke rritur shqetësimin e përhapjes së luftës në Lindjen e Mesme. Izraeli kreu një sulm të kufizuar ushtarak kundër Iranit dhe aktualisht po vlerëson efektivitetin dhe dëmin e shkaktuar. Operacioni u krye në orët e para të mëngjesit të së premtes me orën lokale.
Të dy standardet e naftës ulën fitimet pasi fillimisht u zgjeruan mbi 3% nga lajmet për shpërthimet në Iran. Standardi global Brent u tregtua 1.73% më lartë, në 88.62 dollarë për fuçi pasi arriti në 90 dollarë më parë, ndërsa West Texas Intermediate u rrit 1.75% në 84.1 dollarë për fuçi.
Çmimet e arit u rritën në një nivel të ri historik prej 2.411.09 për onz, ndërsa jeni u forcua me 0.45% në 153.93 kundrejt dollarit amerikan.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se shpërthime u dëgjuan pranë aeroportit në Isfahan dhe se fluturimet për në aeroportet e Teheranit, Isfahanit dhe Shirazit u pezulluan. Një kanal Telegram i lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike tha se nuk kishte shpërthime në terren në Isfahan dhe se ato ishin shkaktuar nga mbrojtja e Iranit. Forcat e armatosura të vendit thanë gjithashtu se objektet bërthamore në provincën Isfahan ishin ‘në siguri të plotë’.
Aktualisht rreziku i madh për tregjet në zgjerimin e luftës në Lindjen e Mesme është se eksportet e naftës nga Gjiri Arabik do të ndërpriten. Rajoni është përgjegjës për më shumë se 20 milionë fuçi naftë në ditë.
Një ndërprerje, ose mbyllje e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe që ndodhet midis Iranit dhe Omanit dhe përmes së cilës kalon çdo ditë një e pesta e prodhimit global të naftës, do të ndikonte në rritjen e çmimeve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.