“Green Coast” rinovon mjedisin sportiv për nxënësit në Dhërmi, fokusi tek brezi i ri!
Kompania Green Coast ka bërë të mundur rinovimin e mjedisit sportiv për nxënësit në shkollën e fshatit Dhërmi në Himarë. Ky ambienti i ri, tashmë do të shërbejë për të gjithë fëmijët e zonës, për orën e edukimit fizik dhe për të kaluar kohën e lirë. Mjedisi sportiv do të mundësojë kryerjen me kushtet e duhura të procesit mësimor si dhe do të jetë në dispozicion të fëmijëve pas mësimit si një vlerë e shtuar e zonës.
Krahas mjedisit sportiv një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe këndit të lodrave, i cili i do t’i shërbejë fëmijëve të kopshtit në Dhërmi
Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë Green Coast, Armando Alicanaj, prezent në inaugurimin e ambienteve sportive, u shpreh se kompania ka gjithnjë në fokus brezin e ri. Qëllimi i Green Coast është që në zonën ku operon të risë nivelin arsimor në krijimin e kushteve më të mira duke sjellë mundësi të reja për të gjithë fëmijët e zonës. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Gjik Bixhili” në Dhërmi Eva Petromilo, e cilësoi investimin si domosdoshmëri për nxënësit dhe komunitetin.
Projektet sociale të Green Coast janë pjesë e angazhimit të Grupit BALFIN për të ndihmuar komunitetin, ku kontributi për edukimin gëzon vëmendjen e veçantë. Pak kohë më parë, kompania Green Coast ka bërë të mundur pajisjen e të gjitha klasave në shkollat e Himarës me tabela të zeza të cilat lehtësojnë mësimdhënien si dhe kopshti në qytetin e Himarës, është pajisur me sistem kondicionimi në të gjitha mjediset e tij. Angazhimi i Green Coast do të vijojë me të njëjtat ritme edhe në 2023.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.