Greqi, muaji përfundon në 19 ditë për 6 në 10 familje – Në 12 ditët e mbetura, reduktohet ushqimi dhe shtyhen vizitat tek mjeku
Për 19 ditë, të ardhurat mujore janë të mjaftueshme për rreth 61% të familjeve në Greqi, pasi rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve bazë ‘i ha’ të ardhurat për të tretin vit radhazi, ndërsa në të njëjtën kohë rritja e tyre është shumë më e madhe se çdo rritje pagash në kohët e fundit. Si i menaxhojnë familjet 11-12 ditët e mbetura?
Ose hanë nga ushqimet e gatshme, gjë që tregojnë edhe të dhënat e Bankës së Greqisë, ose reduktojnë shpenzimet për argëtim, udhëtime, veshje dhe këpucë, ose nuk do të jenë më në përputhje me detyrimet e tyre ndaj shtetit dhe bankave. Por ka dhe raste që shtyjnë vizitën e tyre te mjeku.
Pra, sipas sondazhit vjetor të Institutit të Biznesit të Vogël të Konfederatës së Përgjithshme të Tregtarëve Profesionistë të Artizanatit të Greqisë, për të ardhurat e familjes dhe shpenzimet e jetesës, 60.7% e familjeve deklaruan se të ardhurat mujore janë të mjaftueshme mesatarisht për 19 ditë.
Kjo përqindje është më e larta që është shënuar në një vrojtim të të ardhurave që nga viti 2018, vit në të cilin është përfshirë ky tregues. Punonjësit janë në pozitë më të pafavorshme, pasi në familjet burimi kryesor i të ardhurave të të cilave është paga, përqindja përkatëse është 65.1%. Kjo pasohet nga familjet me pensionin si burim kryesor i të ardhurave – 57.7% dhe familjet me të ardhura nga biznesi si burim kryesor i të ardhurave – 42.8%.
15% e familjeve deklaruan se të ardhurat e tyre nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar as nevojat elementare, konstatim që tregon se një përqindje e lartë e familjeve jetojnë në kushte varfërie ekstreme.
Ulja e të ardhurave të disponueshme rrit tarifat ndaj bankave dhe shtetit. 21.7% e familjeve që morën pjesë në anketë deklaruan se kanë borxhe të prapambetura ndaj shtetit, ndërkohë që përqindja korresponduese në vitin 2022 ishte 20.9% dhe në 2021-shin, 16.8%.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.