Hapet sot baza ajrore e NATO-s – Investim rreth 50 milionë euro!
Kryeministri vendit, Edi Rama ka bërë me dije se është hapur sot baza ajrore e NATO-s, me infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës.
“Ajo do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve tanë, ndërkohë që i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike,” shkruan Rama.
Me këtë rast do të mbahet një ceremoni e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes ku do marrin pjesë dy përfaqësues të lartë të Aleancës, Stacy Cummings Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen dhe Prokurimin dhe gjeneral lejtnant Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Presidenti Bajram Bega, Kryeministrit Edi Rama si dhe ministrat e Mbrojtjes së Italisë e Turqisë.
Pas fjalimeve, është parashikuar dhe një spektakël ajror ku do të fluturojnë dy F35, dy F16 dhe 2 Eurofighter për të demonstruar kapacitetet taktike dhe teknike të këtyre avionëve ushtarakë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.