Italia qendrore “gjunjëzohet” nga përmbytjet – Viktima dhe dëme materiale prej miliarda eurosh
Vijon situata e motit të keq në Itali që deri tani ka shkaktuar 9 viktima në Emilia-Romagna. Gjendja e alarmit për zonën do të jetë në fuqi dhe gjatë ditës së sotme. Niveli i pothuajse të gjitha lumenjve vijon të jetë mbi pragun e emergjencës, dhe janë parashikuar dalje nga shtrati që mund të kenë pasoja shkatërruese. Mbrëmjen e së enjtes u regjistruan përmbytje dhe në zonën e ravenës. Evakuimet vazhdojnë dhe në pjesën më të madhe të zonave të prekura nga përmbytjet mungon uji i pijshë. Autoritetet vendore u shprehën se dëmet materiale llogariten në disa miliarda euro.
Në fak nën ujë kanë përfunduar mbi 5 mijë sipërmarrje agrare me sera, stalla dhe të mbjella. Është konfirmuar një numër i konsiderueshëm i kafshëve të mbytura nga uji, vreshta të shatërruara por dhe shumë prodhime të tjera. Të zhdukur dhe viktima ka dhe mes fermerëve për të cilët kërkimet vazhodjnë pa pushim.
Autoritetet vendore e krahasojnë situatën aktuale me atë pas një tërmeti të fuqishëm, duke shtuar se cdo gjë duhet rindërtuat. Qeverisë i është bërë thirrje për një krijimin e një komisioni të jashtëzakonshëm, burime dhe furnizime të menjëhershme. Por gjithashtu ëshët kërkuar shtyrja në kohë për pagesat e kredive dhe qerave.
Ndërkohë këshilli i ministrave pritet të shpallë gjendjen ejashtëzakonshme për zonën duke i dhënë dritën e gjelbër ndërhyrjeve të menjëhershme, që përfshijnë dhe bllokimin e pagesave të kredive.
Bashkia në Ravena ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm nga zonat e përmbytura, dhe për të gjithë banorët që nuk mund të strehohen tek të afërmit apo miqtë janë krijuar ambjente të përkohshme trehimi në salla kinemaje dhe muze. Transporti i tyre po bëhet me anë të autobusëve nga bashkia.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.