Kaos në trafik dhe bllokime rrugësh në të gjithë Europën si pasojë e reshjeve të dendura të borës!
Europa jugore, nga perëndimi në lindje, po vuan nga stuhitë e forta të borës.
Në Spanjë, disa autostrada kryesore u mbyllën pasi shumë provinca, duke përfshirë Soria, Segovia, Zaragoza dhe Guadalajara, u përfshinë nga stuhia Juan. Ai solli temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore që lanë gjysmën e vendit në gjendje alarmi.
Në Carinthia, në jug të Austrisë, stuhia e borës u parapri nga shiu, i cili bëri që rrugët të ishin të rrëshqitshme dhe shkaktuan kaos në trafik.
Policia raportoi për disa aksidente, por nuk ka të lënduar. Trafiku hekurudhor gjithashtu u ndërpre.
Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia në Ballkan gjithashtu përjetuan stuhi të forta bore. Në disa zona të Sllovenisë, u raportuan rrëke mbi 100 km/orë.
Në Bosnje dhe Kroaci, shumë rrugë, përfshirë autostradat kryesore, u mbyllën.
Me borë të dendur dhe akull në rrugë, së bashku me reshjet e vazhdueshme, shërbimet dimërore në terren po kryejnë ndërhyrjet e nevojshme.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.