Kina “çliron” grupet turistike – Lejohen të udhëtojnë në mbi 70 vende

Kina hoqi ndalimin e hyrjes në vend për grupet e organizuara turistike nga më shumë se 70 vende, duke i dhënë një nxitje aksioneve të agjencive të udhëtimeve dhe linjave ajrore në Azi.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kinës tha se grupet e organizuara turistike do të rifillojnë për dhe nga mbi dhjetëra vende në Azi-Paqësor, Europë, Afrikë dhe Amerikën e Veriut.
Destinacionet kryesore të udhëtimit në Azi-Paqësor përfshinin Japoninë, Korenë e Jugut dhe Australinë. Ndërsa në listë janë edhe Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Finlanda e Suedia, si dhe vendet e Lindjes së Mesme si Katari, Omani, Libani dhe Izraeli.
Aksionet e linjave ajrore dhe të udhëtimit të Koresë së Jugut patën reagimin më të fortë, ku agjencitë turistike, linjat ajrore dhe hotelet regjistruan rritje.
Këto rritje kanë ndodhur përkundrejt faktit se tajfuni Khanun goditi Korenë e Jugut të enjten, duke shkaktuar anulimin e më shumë se 330 fluturimeve.
Dorian Koça/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.