KQZ ndan fondet për partitë politike – 11 subjekte do të marrin 345.6 milionë lekë për vitin 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë në vitin që sapo ka nisur.
Sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, 11 subjekte do të përfitojnë fondin total prej 345.6 milionë lekë. Më shumë fonde do të marrë Partia Socialiste, 151.4 mln lekë, e ndjekur nga PD me 106.6 mln lekë.
Ndërkohë, Rithemelimi i Sali Berishës mbetet pa financim, pasi nuk njihet zyrtarisht si subjekt politik, as në gjykatë dhe as nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndër subjektet e tjera politike që përfitojnë fonde janë Partia e Lirisë, me 15.5 milionë lekë, PSD 12.3 milionë lekë, Partia Republikane 11.4 milionë, nisma “Thurje” do të marrë 6.2 milionë lekë, PDIU 9.7 milionë dhe PBDNJ 8.1 milionë lekë.
Pas depozitimit të raportve financiare të vitit 2023, partitë politike kanë të drejtë përfitimin e fondeve të mësipërme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.