Mosmarrëveshjet e bizneseve, jashtë gjykatave – Manja: Epokë e re. Do u kursehet shqiptarëve kohë dhe shpenzime
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar ligjin “Për Arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë”. Ai e quajti këtë ligj të miratuar vitin e shkuar, epokë të re për biznesin, i cili nuk do jetë më i detyruar të zvarritet me vite nëpër gjykata. Sipas Ministrit të Drejtësisë, mundësia e zgjidhjes jashtë gjyqësorit e çështjeve administrative do u kursejë qytetarëve kohe dhe kosto financiare.
Ligji u përshëndet nga Kreu i Dhomës Shqiptare të Avokatisë, Maks Haxhia, i cili e quajti mekanizëm modern për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve veçanërisht mes bizneseve.
Ligji i ri për Arbitrazhin është miratuar nga Kuvendi vitin e shkuar dhe aktualisht është në fazën e plotësimit me aktet nënligjore.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.