Nafta zgjeron fitimet e së premtes – Mbështetet nga zbehja e shqetësimeve për recesion në SHBA
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi shqetësimet për një recesion në SHBA janë zbehur disi. Megjithatë, javën e kaluar çmimet publikuan humbje për të tretën javë me radhë, seria më e gjatë që nga nëntori i vitit të kaluar. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71 dollarë për fuçi.
Shqetësimet se kriza bankare në SHBA do të ngadalësojë rritjen ekonomike e rrëzoi naftën Brent me mbi 5% javën e kaluar dhe naftën bruto amerikane me rreth 7%, pavarësisht një rimëkëmbje në sesionin e së premtes me rreth 4%.
Por, raporti pozitiv mbi punësimin për prillin, dhe dobësimi i dollarit, kanë mbështetur çmimet në dy sesionet e fundit. edhe pritshmëritë se OPEC+ do ulë sërish prodhimin në takimin e qershorit kanë ofruar një mbështetje për çmimet. Inflacioni që do të publikohet në SHBA të mërkurën, pritet të japë një panoramë më të qartë mbi hapat që do të marrë në vijim Rezerva Federale. Investitorët po presin edhe disa të dhëna mbi ekonominë kineze, që është importuesja më e madhe e naftës në botë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.