Në 56 vendime, KPP zgjidh 64 ankesa – Janari nis me 53 ankesa, kryesisht për vlerësim ofertash
Edhe ky vit ka nisur me ankesa përsa i përket Prokurimeve Publike. Referuar Buletinit mujor, 53 ankesa janë administruar për prokurimet publike. Sipas fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimi, 13 ankesa janë për Dokumentet Standarde të Tenderit dhe 40 të tilla për Vlerësim Ofertash. Por nga ana tjetër, ankesat sipas llojit të kontratës ndahen në 2 ankesa për Punë Publike, 35 për Mall, dhe 16 për Shërbime.
Sipas Buletinit, me 56 vendime të Komisionit të Prokurimit Publik janë shqyrtuar dhe zgjidhur 64 ankesa të paraqitura nga operatorët ekonomikë. Përsa i përket vendimarrjeve Themeli sipas fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimi janë marrë 17 vendime për ankesa për Dokumentet Standarde të Tenderit, dhe 47 vendime për ankesat të cilat janë adresuar për fazën e vlerësimit të ofertave.
Por si bëhet shpërndarja e ankesave sipas qarqeve? Tirana edhe në vitim që lamë pas, mbetet qarku me më shumë ankesa përsa I përket Prokurimeve Publike. Në muajin janar të këtij viti, janë adresuar 36 ankesa, të cilat pasohen me qarkun e Durrësit me 4 ankesa, Fieri dhe Shkodra përkatësisht nga 3, Elbasani dhe Vlora secili qark nga 2. Ndërsa Berati, Korça dhe Gjirokastra kanë depozituarr vetëm nga një ankesë.
Diamila Leka / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.