Avionët janë gjithnjë e më të sigurtë – Vetëm një aksident fatal nga 37 milionë fluturime
Nëse do të shihnim vetëm statistikat, me shifrat aktuale një personi do t’i duhej të fluturonte çdo ditë, për 103.239 vjet, përpara se të humbiste jetën në një aksident ajror. Fluturimi është bërë aq i sigurtë sa viti 2023 konsiderohet më i miri që kur ekziston aviacioni komercial. Me vetëm një fatkeqësi – atë në Nepal me 72 viktima, krahasuar me pesë një vit më parë dhe mesataren për periudhën pesëvjeçare 2019 – 2023. Ndërsa për sa i përket avionëve më të mëdhenj, si Airbus A320 dhe A350 ose Boeing 737 dhe 787 nuk ka pasur asnjë aksident fatal. Kjo është llogaritur nga Iata, shoqata kryesore ndërkombëtare e linjave ajrore.
Në raportin e saj organizata shkruan se vitin e kaluar ka pasur 37 milionë fluturime të cilat kanë transportuar, rreth 4.3 miliardë pasagjerë. Pati 30 aksidente – të të gjitha llojeve, fatale ose të tjera – krahasuar me 42 në 2022-shin, pra 0.8 për çdo milion ngritje. Shifra e mëparshme më e ulët ndonjëherë ishte ajo e vitit 2017 me 1.06. Megjithatë, nëse shikoni përplasjet e avionit me viktima, ishte vetëm një, ai i Yeti Airlines ATR 72-500 që u rrëzua për shkak të gabimit njerëzor në Nepal gjatë uljes më 15 janar 2023.
Aksidenti i vetëm fatal solli kështu shkallën e rrezikut nga 0.11 për milion fluturime në 2022 në 0.03 në 2023. Kjo është gjithashtu vlera më e ulët ndonjëherë, duke mposhtur kështu rekordin e mëparshëm pozitiv prej 0.08 në 2015-ën.
Në nivel territorial, shtatë nga tetë makro-zonat mbyllën vitin 2023 me një shkallë aksidentesh fatale të barabartë me zero Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe Jugore, Evropa, Afrika, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, Rusia dhe shtetet fqinje, Azia Veriore. Nëse shikojmë të gjitha llojet e aksidenteve – edhe ato pa viktima – Europë – 0.48 për milion fluturime, Amerikën Jugore dhe Qendrore – 0.37, Azinë e Veriut zero, Lindjen e Mesme – 1.16, Afrikën – 6.38 dhe Rusia – 1.09.
Duke shfletuar raportin e IATA-s, vërejmë se në periudhën 2018-2023 kanë ndodhur 256 aksidente, nga të cilat 34 kanë qenë fatale me gjithsej 1228 viktima në bord dhe 12 të tjera si pasojë e përplasjes në tokë. 51 avionë të tjerë mallrash – domethënë vetëm për transport mallrash – u rrëzuan ose patën probleme teknike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.