Ngrihet pikë e re grumbullimi në Elbasan – Denaj: Vlerë e shtuar për produktet lokale të zonës
Një pikë grumbullimi e ngritur në Elbasan dhe që do të shërbejë për të gjithë produktet e lokale, do të jetë nën drejtimin e grave të kësaj zone duke synuar fuqizimin e tyre ekonomik.
Ky ambient që do të angazhojë në sipërmarrje gratë e bujqësisë në fshatrat Bathës dhe Kuqan, ofron hapësira për seleksionimin, paketimin dhe ruajtjen e frutave dhe perimeve, për t’i rritur vlerën produktit bujqësor.
Ruajtja e produkteve bujqësore në dhoma frigoriferike bën që ato të dalin në treg në periudhën kur mungon prodhimi, duke bërë që konsumi sërish të mos jetë i orientuar drejt importit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.