Qyteti i gjelbër në Dubai kushton 353 milionë dollarë – Fermë urbane, biçilkleta, automjete elektrike dhe fotovoltaikë në çdo çati
Një nga zonat me konsumin më të ulët të karbonit në botë është ‘Qyteti i Gjelbwr i Dubait’. Ndërtesat e tij konsumojnë 40% më pak ujë falë infrastrukturës së tyre, duke rezultuar që qyteti të ketë 30% më pak ujëra të zeza. Qyteti kushtoi 354 milionë dollarë, ka një fermë urbane, qarkullimi bëhet me biçikleta e automjete elektrike dhe çdo çati ka fotovoltaikë
“Qyteti i gjelbër i Dubait”, plani ambicioz i qytetit më miqësor ndaj mjedisit të vendeve të Gjirit, ka kushtuar 354 milionë dollarë dhe tani është plot me 3000 banorë dhe një listë pritjeje deri në tre vjet. Qyteti ka infrastrukturën e nevojshme dhe prodhon 80% të energjisë që konsumon në dimër dhe 40% në verë, kur temperatura arrin 45 gradë. Ai ka arritur të jetë praktikisht një qytet 80% pa makina dhe rrugët e tij kanë trotuarin e duhur që banorët të lëvizin me biçikleta. Kur bëhet fjalë për lëvizjen nga një shtëpi në tjetrën, ata shpesh përdorin automjete të përbashkëta, elektrike dhe të vogla. Me pak fjalë, ‘Qyteti i Gjelbwr i Dubait është me të vërtetë një nga rajonet me konsumin më të ulët të karbonit në botë, pavarësisht nga mjedisi negativ në të cilin ndodhet me temperaturat jashtëzakonisht të larta të rajonit.
Sa i përket ndërtesave të tij, të përbërë nga 500 vila dhe 89 apartamente, ato konsumojnë 40% më pak ujë falë infrastrukturës së tyre, duke bërë që qyteti të ketë 30% më pak ujëra të zeza. Në të gjitha çatitë ka panele fotovoltaike dhe qyteti ka një njësi të trajtimit biologjik të ujërave të ndotura organike, të cilat i shndërron në energji. Gjithashtu, shtëpitë janë të ndara në grupe që ndajnë hapësira parkimi të përbashkëta, të cilat janë të hijezuara nga panelet diellore kur janë në distancë nga banesat dhe qiramarrësit duhet të ecin në një distancë të shkurtër edhe gjatë verës së nxehtë dhe të lagësht.
Megjithatë, shpesh, hapësirat e parkimit ndodhen në bodrumin e pallateve ose përballë vilave. Dhe sigurisht që Qyteti i gjelbwr ka shkollën e tij, gjithashtu një institucion – një nga më të mëdhenjtw në rajon – për fëmijët autikë. Dhe mbi të gjitha ka një fermë urbane dhe 11 sera, produktet e të cilave shiten në restorantet dhe supermarketet fqinje.
Emiratet e Bashkuara Arabe janw zotuar për zero emetime deri në vitin 2050 dhe tashmë ka njoftuar planet për të investuar 54 miliardë dollarë në energjinë e rinovueshme deri në vitin 2030. Në përgjithësi, Emiratet e Bashkuara Arabe regjistrojnw gjurmën e dytë më të madhe të karbonit për frymë në botë, përpara Katarit fqinj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.