Rama mikpret liderët pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE – Synohet rritjen ekonomike të rajonit si dhe përshpejtimin e reformave
Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor nisi sot në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama mikpriti në Pallatin e Kongreseve liderët e rajonit si dhe Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, të cilët janë pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.
- Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.
- Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.
- Përshpejtimi i reformave themelore
- Rritja e ndihmës financiare
BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.