Rritet çmimi i naftës – OPEC+ këmbëngul në uljen e prodhimit
Çmimet e naftës u rritën pasi vendet e OPEC+ këmbëngulën ndaj objektivit të tyre për të ulur prodhimin, në një moment që hyn në fuqi ndalimi i importit të naftës ruse nga Bashkimi Europian dhe kufiri i çmimit për ‘të nga G7.
Në të njëjtën kohë, në një sinjal pozitiv për kërkesën në rritje për karburant, më shumë qytete kineze lehtësuan masat kufizuese kundër Covid 19, megjithëse ky vendim dhe ndryshimi i pjesshëm i politikave shkaktoi më shumë kaos në të gjithë vendin.
Në një kohë që çmimet u rritën me 2%, kontratat Brent si dhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës regjistruan reduktime të fitimeve të tyre. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 49 cent, në 86.06 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor me 51 cent, në 80.49 dollarë për fuçi.
Organizata e vendeve eksportuese të naftës – OPEC – dhe aletatët duke përfshirë Rusinë, OPEC+, ranë dakord të miratojnë planin e muajit tetor për të ulur prodhimin në 2 milion fuçi në ditë nga nëntori deri në vitin 2023.
Analistët u shprehën se vendimi i OPEC+ ishte i pritshëm në një kohë që prodhuesit kryesorë presin të shohin impaktin e ndalimit të importit të BE-së dhe kufirit të çmimit nga G7 prej 60 dollarë për fuçi për naftën ruse në det. Ndërsa Rusia nga ana e saj kërcënon se do të reduktojë furnizmin për çdo vend që pranon këtë kufi çmimi.
Vendimi i OPEC+ për të mbajtur prodhimin të pandryshuar, së bashku me të dhënat e dobëta ekonomike jashtë Kinës, megjithatë, mund të ndryshojë fitimet sipas analistëve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.