Rritet paga minimale në Spanjë – 1.134 euro në muaj, reagon shoqata e punëdhënësve
Ministria e Punës spanjolle ra dakord me sindikatat për rritjen e pagës minimale me 5 %. Sekretari spanjoll i Shtetit për Punën, Joaquin Perez Rey, në fund të takimit u shpreh se Shoqata e Punëdhënësve u tërhoq nga marrëveshja.
Perez Rey tha se punëdhënësit nuk kanë treguar fleksibilitet për të kërkuar një shifër alternative ose për të hequr dorë nga ndonjë kërkesë e tyre.
Kjo rritje, e cila zbatohet në mënyrë retroaktive nga 1 janari 2024, do të mbulojë rreth 2.5 milionë punëtorë, kryesisht të rinj dhe gra. Që nga viti 2018, kur ishte 736 euro, është akumuluar një rritje prej 54 %, sipas raportimit të agjencisë spanjolle të lajmeve EFE. Në vitin 2022 kaloi kufirin prej 1000 eurosh, ndërsa vitin e kaluar në kushtet e inflacionit të lartë rritja arriti në 8 % dhe minimumi arriti në 1080 euro.
Sipas Diaz, rritja e pagës minimale është politika më e mirë kundër pabarazisë. Ai theksoi se së bashku me sindikatat u arrit një rritje prej 5 %. Në këtë mënyrë po përmirësohet jeta e punëtorëve, sidomos e grave dhe të rinjve. Sipas tij rritja e pagave nuk kërcënon vendet e punës, por e bën Spanjën një vend më i mirë.
Kryetari i shoqatës së punëdhënësve, Antonio Garamendi, kritikoi Ministrinë e Punës për mungesën e kritereve për aplikimin e rritjes, duke theksuar se presioni i sindikatës për të arritur marrëveshje për pagën minimale “quhet kërcënim”.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.