Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 96.5 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europaine sakaq duket se ka pasur një lëvizje pozitive nga dita e djeshme duke u blerë këtë të martë me 103.5 lekë dhe duke u shitur me 104.1 lekë.
Franga zvicerane ka shënuar një rritje të kuotës edhe ajo mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 108.3 lekë dhe duke u shitur me 109.3 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka pasur luhatje pozitive këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me ditën me martë me 120.6 lekë dhe duke shitur me e121.6 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.