Skema e garancisë së depozitave – Banka e Anglisë kërkon reformën urgjente të saj
Banka e Anglisë po shqyrton një rishikim urgjent të skemës së saj të garancisë së depozitave, duke përfshirë rritjen e shumës së mbuluar për bizneset dhe detyrimin e bankave që të parafinancojnë sistemin në një masë më të madhe për të siguruar akses më të shpejtë në para kur një huadhënës falimenton.
Skema e Kompensimit të Shërbimeve Financiare të Mbretërisë së Bashkuar po rishikohet urgjentisht pas dështimit të shpejtë të Silicon Valley Bank muajin e kaluar. Dështimi muajin e kaluar i Bankës Silicon Valley dhe dy huadhënësve të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me marrjen e detyruar të Credit Suisse nga UBS, i çuan aksionet bankare globalisht në një kthesë, por tregjet që atëherë janë qetësuar.
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha javën e kaluar se banka qendrore britanike po konsideronte përmirësime në qasjen e saj ndaj pagesave të depozituesve për bankat më të vogla me fokus shpejtësinë e pagesave.
Shkuarja më tej dhe shqyrtimi i rritjes së kufijve të mbrojtjes së depozitave, sipas tij, mund të ketë implikime të kostos për sektorin bankar në tërësi. Shqetësimet në rritje për sigurinë e bankave globalisht kanë ngritur pyetje rreth asaj se sa larg duhet të shkojnë autoritetet për të mbështetur sektorin nëse është e nevojshme, veçanërisht huadhënësit rajonalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rregullatorët ishin të shqetësuar se kufiri prej 85 mijë paund i garancisë në Mbretërinë e Bashkuar mbulonte vetëm rreth dy të tretat e depozitave dhe se niveli relativisht i ulët i parafinancimit nënkuptonte vonesa prej të paktën një jave për klientët që të rifitonin aksesin në paratë e tyre.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.