Stabilizohet Dollari ndërsa Euro dhe Paundi rikuperojnë pikë!
Dollari amerikan ka qëndruar relativisht konstant këtë të mërkurë duke u blerë sot me 96.4 lekë dhe duke u shitur me 97.4 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ndërkaq ka regjistruar rritje këtë mëngjes duke rikuperuar pikë teksa është blerë sot me 103.8 lekë dhe është shitur me 104.4 lekë.
Franga zvicerane nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës teksa vijon sot të blihet me 110.2 lekë dhe të shitet me 111.1 lekë krahasuar me ditën e martë.
Paundi britanik sakaq ka pasur një rritje të vlerës këtë të mërkurë teksa në raport me dje është blerë sot me 121.1 lekë dhe është shitur me 122 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.