Të bësh fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar – Gjithnjë e më shumë njerëz e konsiderojnë si “vetëvrasje financiare”
Është shënuar një rritje e mprehtë në borxhet e kujdesit për fëmijët me të cilat po përballen prindërit në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi të fundit.
Në një sondazh me 35.800 prindër në Angli me një fëmijë nën moshën pesë vjeç, rreth 45.9% – pothuajse gjysma – zbuluan se duhej të merrnin borxhe ose të tërhiqnin para nga kursimet e tyre për të paguar për kujdesin e fëmijëve.
Kjo përfaqësonte një rritje prej 30% në vitin 2023, zbuloi raporti i 2024-ës për kujdesin ndaj fëmijëve për gjendjen e kombit.
Numri i prindërve të vetëm në të njëjtën kategori ishte akoma më i lartë, me pothuajse dy të tretat -66.5% që thanë se duhej të përdornin karta krediti, të merrnin hua ose të përdornin kursimet ose pensionet e tyre për të mbuluar shpenzimet e kujdesit për fëmijët.
Gjysma e prindërve – 53% me një fëmijë nën pesë vjeç thanë se shpenzuan më shumë se një të katërtën e të ardhurave të tyre familjare për kujdesin ndaj fëmijëve, një shifër 16% më e lartë se vitin e kaluar. Një në pesë prindër – 19.2% thanë se shpenzonin më shumë se gjysmën e të ardhurave të familjes për kujdesin ndaj fëmijëve.
Niveli i lartë i kostove të kujdesit për fëmijët madje ka luajtur një rol në shtyrjen e disa grave që të zgjedhin ndërprerjen në vend të shtatzënisë. Më shumë se gjysma – 52.5% e nënave që kishin pasur një abort zbuluan se kostoja e kujdesit për fëmijët ishte arsyeja kryesore për ndërprerjen e shtatzënisë. Disa nëna argumentuan se kthimi në punë nuk ia vlen pasi pothuajse gjithçka që fituan shkoi për kujdesin e fëmijëve.
Qeveria është zotuar të shkurtojë kostot e kujdesit për fëmijët nga 1 prilli, por një studim tjetër zbuloi se shumica e prindërve – 70% thonë se kostot janë rritur së fundmi ose janë gati të rriten.
Një e treta e prindërve që kualifikohen për fonde të reja për kujdesin ndaj fëmijëve për 2-vjeçarët po mendojnë të lënë punën e tyre ose të reduktojnë orët e punës për shkak të rritjes së fundit të kostove të kujdesit për fëmijët. Ata thonë se financimi i ri do t’i kursejë më pak se 100 paund në muaj.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.