UBS përfundon blerjen e rivalit Credit Suisse – Banka zvicerane zyrtarizoi procedurat: Jemi gati për sfidat!
Banka zvicerane UBS konfirmoi zyrtarisht blerjen e rivales së saj Credit Suisse. Në një letër të hapur, kryetari i bordit të UBS dhe drejtori Ekzekutiv u shprehën se tani do të kryhet një bashkim i ekspertizës kolektive dhe udhëheqjes e menaxhimit të pasurisë së UBS dhe Credit Suisse për të krijuar një firmë të përbashkët edhe më të fortë.
Në letër thuhet më tej se do të ketë sfida si dhe mundësi të shkëlqyera, pasi banka angazhohet që të mos bëjë kurrë kompromis me kulturën e fortë të UBS, qasjen konservatore të rrezikut apo shërbimin cilësor.
UBS ra dakord për marrëveshjen prej 3.2 miliardë dollarësh në mars, me rregullatorët zviceranë që luajtën një rol kyç në blerje, mes shqetësimeve se humbjet e rënda në Credit Suisse do të destabilizonin sistemin bankar.
UBS e zgjeruar do të ketë një bilanc prej 1.6 trilion dollarësh dhe burime njerëzore prej 120 mijë personash. Rregullatorët thanë se do të mbulonin humbjet deri në 10 miliardë dollarë.
Blerja, e cila pason skandale të shumta dhe vite të tëra rënie të çmimit të aksioneve në Credit Suisse, fshiu në mënyrë të diskutueshme asetet me vlerë 17 miliardë dollarë të mbajtësve të obligacioneve AT1 të bankës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.