“Univers City” hap dyert për të parë ecurinë e projektit – Përfundon parku më i madh brenda një kompleksi
Univers City hapi dyert këtë të shtunë duke zhvilluar një Open Day ku çdo njëri pati mundësinë të njihej nga afër me ecurinë e projektit. Vendodhja e Univers City të ofron aksese të shumta, pasi ndodhet vetëm 10 minuta larg qëndrës së Tiranës
Erion Avrami, Ceo Mane Development u shpreh: “Na ka surprizuar ecuria e tij në bashkëpunim me të gjithë ata bashkëinvestitor që na ndihmojnë në ndërtimin e këtij kompleksi dhe me surprizë ju them që rreth 30% e kompleksit në vetëm një vit e gjysmë ka pasur zhvillim. Dhe në këtë verë disa nga banorët e parë të këtij qyteti do të kenë çelësat në dorë dhe do të fillojnë ta shikojnë këtë qytet të bukur të cilin neve e kemi një nga projektet tona më të veçantë”.
Shumë facilitete në Univers City organizojnë përditshmërinë dhe nga ana tjetër në parku lejon të praktikohen sporte të ndryshme. Kryesorja është qetësia e të jetuarit në një ambient larg zhurmës por shumë pranë qendrës.
Pavarësisht motit, pjesëmarrja e qytetarëve ishte e lartë për t’u njohur më nga afër me zhvillimin e kompleksit. Gjithashtu çmimet e apartamenteve janë më konkurrueset në treg.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.