Venecia e vogël e Gjermanisë – Qyteti Esslingen ka ruajtur pamjen aktuale që nga shekulli XIII
Edhe pse është i famshëm për panairin e Krishtlindjeve, ky qytet gjerman është një ide e mrekullueshme për turistët në muajt e ngrohtë të vitit, kur në pranverë dalin në pah shtëpitë shumëngjyrëshe dhe gjelbërimi që e rrethon.
Qyteti piktoresk i Esslingen ndodhet në jug të Gjermanisë, jo shumë larg Shtutgardit. Siç tregon edhe emri, ai u zhvillua në brigjet e lumit Neckar, ku u ndërtuan shtëpi interesante që përbëjnë një atraksion të vërtetë turistik. Esslingen është një nga qytetet me shtëpitë më të vjetra të këtij lloji në të gjithë Gjermaninë.
Esslingen u ruajt pothuajse plotësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, kështu që arkitektura interesante mesjetare mbeti e paprekur. “Shtëpitë me skelet”, siç quhen, janë ndërtuar në atë mënyrë që kornizat e drurit, pra përforcimi, të duken nga jashtë mureve. Autentike dhe interesante, këto shtëpi janë një kënaqësi e vërtetë turistike. Shtëpia më e vjetër është ndërtuar në vitin 1262.
Sheshi më i famshëm në qytet është Marktplac, ku shtëpitë shumëngjyrëshe thjesht ju ftojnë t’i takoni. Ky shesh i qytetit mbrohet nga njëra anë nga kodra të gjelbra, dhe nga ana tjetër është një kishë protestante me kulla interesante të lidhura me një urë. Kjo kishë dominon panoramën e qytetit. Përveç kësaj, i gjithë qyteti është i mbushur me kanale, parandaj dhe quhet mini Venecia. Ky qytet mund të arrihet shpejt dhe lehtë nga të gjitha drejtimet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.