Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë – Investitorët, të fokusuar te lufta e bankave qendrore kundër inflacionit
Tregu monetar ka vijuar qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, pasi janë larguar shqetësimet që kishin të bënin me sistemin bankar dhe tashmë vëmendja është përqendruar te lufta e bankave qendrore kundër inflacionit.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102.7, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rreth 0.2%.
Ky indeks pritet ta mbyllë muajin mars në rënie me rreth 2%, për shkak të trazirave në tregjet e aksioneve, si pasojë e problemeve në industrinë bankare. Në takimin e muajit maj, Rezerva Federale parashikohet të mos ndryshojë normat e interesit, megjithatë gjithçka do të varet nga të dhënat që do të publikohen mbi ekonominë amerikane.
Euro po këmbehet në rreth 1.083 dollarë, ndërsa gjatë këtij muaji është rritur me rreth 2%. Në tregun e kripromonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 28,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet 1800 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.