Apple dhe Meta, fitime rekord në 2023 – Shitjet e pajisjeve Apple ishin përtej pritshmërive
Meta Platforms, disa ditë përpara 20 vjetorit të rrjetit social kryesor Facebook, ndërsa raportoi të ardhura që tejkaluan pritshmëritë si rezultat i shitjeve të fuqishme të reklamave dhe pajisjeve në periudhën e blerjeve të festave.
Të ardhurat u rritën 25% në 40.1 miliardë dollarë për tremujorin e përfunduar më 31 dhjetor. Analistët prisnin të ardhura prej 39.2 miliardë dollarësh. Aksionet e Meta-s, e cila zotëron gjithashtu Instagram-in dhe WhatsApp-in, janë rritur në mënyrë të qëndrueshme nga një rënie në vitin 2022 që ‘avulloi’ më shumë se tre të katërtat e vlerës së dikurshme të kompanisë, kur ajo u nxit nga entuziazmi i investitorëve për inteligjencën artificiale.
Tw dhwna tw larta ka raportuar edhe kompania Apple. Rritja prej 2% në shitjet totale të tremujorit të parë për kompaninë i dha fund katër tremujorëve radhazi të rënieve të shitjeve në fuqinë e linjës së saj të iPhone 15. Për tremujorin fiskal të përfunduar më 30 dhjetor, Apple raportoi shitje prej 119.58 miliardë dollarë dhe fitim prej 2.18 dollarë për aksion. Shitjet e iPhone-ve arritën në 69.70 miliardë dollarë, duke u rritur 6%.
Rimëkëmbja është ndihmuar gjithashtu nga një rikthim në rritjen e përdoruesve dhe shitjet e reklamave digjitale, si dhe nga reduktimi i stafit me mbi 21.000 punonjës që nga fundi i vitit 2022. Por shitjet në Kinë zhgënjyen objektivat e analistëve.
Microsoft në janar eklipsoi Apple si kompania më e vlefshme në botë, me investitorët që e shohin Apple si të mbetur prapa në garën e inteligjencës artificiale midis peshave të rënda të teknologjisë së Wall Street.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.