Bien shitjet e banesave në SHBA dhe Europë – Ulje domethënëse të çmimeve në Manhattan, Suedi dhe Australi
Të gjitha të dhënat tregojnë se rënia në tregun e banesave po vazhdon dhe po përkeqësohet në të dy anët e Atlantikut, ku shitjet dhe çmimet e shtëpive kanë rënë ndjeshëm, vecanërisht në disa zona. Mes tyre Manhattan-i, por edhe një nga tregjet më të rëndësishme të pasurive të paluajtshme në Europë, Suedia. Një rol kyç në presionet me të cilat përballen tregjet e banesave ka si në SHBA ashtu edhe në Europë përbën rritja e normave të interesit dhe shqetësimi i të interesuarve për rritje të mëtejshme të mundshme.
Sipas një studimi të fundit, shitjet në Manhattan ranë 38% në tremujorin e parë të 2023 pasi është bërë jashtëzakonisht e vështirë për shitësit dhe blerësit potencial të bien dakord për një çmim. Rënia spektakolare e shitjeve është në krye të një rënie po aq domethënëse prej 29% në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.
Numri i shtëpive të shitura ka rënë në tremujorin e parë në 2242, ndërsa në periudhën korresponduese të vitit të kaluar kishte arritur në 2546. Përsa i përket ndryshimeve të çmimeve, ato kanë rënë mesatarisht me 10%. Agjentët e tregut amerikan të pasurive të paluajtshme vlerësojnë se problemi më i madh dhe faktori kryesor që çon në rënien e shitjeve është hendeku i madh midis pritshmërive të shitësve dhe pritshmërive të blerësve.
Megjithatë, interesi i blerësve mbetet i lartë për shtëpitë dhe apartamentet luksoze, të cilat përbëjnë rreth 10% të marrëveshjeve të mbyllura në tremujorin e parë. Siç theksojnë ndërmjetësit dhe aktorët e tregut, blerësit e pasur shpesh preferojnë të paguajnë me para në dorë dhe kështu ndikohen më pak nga rritja e normave të interesit. Shitjet me para në dorë arritën në 57% të totalit në tremujorin e parë, ndërsa kur bëhet fjalë për pronat me vlerë mbi 5 milionë dollarë, përqindja përkatëse arrin në 75%.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.