Programi i qeverisë greke, “Riciklo-Ndrysho pajisje” – Mijëra familje zëvendësojnë pajisjet elektro shtëpiake
Ministria e Mjedisit dhe Energjisë në Greqi, njoftoi përfshirjen e 105 mijë familjeve të tjera në programin “Riciklo – Ndrysho pajisjen”, nga lista ekzistuese. Pas përfshirjes së familjeve të reja, gjithsej 541 mijë përfituesve iu jepet mundësia të zëvendësojnë pajisjet e tyre të vjetra elektrike që konsumojnë energji me të reja, më efiçente, një numër që përfaqëson më shumë se 61.5% të atyre që kanë aplikuar në program deri më sot.
Buxheti fillestar i programit “Riciklo – Ndrysho pajisjen” është pothuajse dyfishuar, me totalin e burimeve që kanë arritur në 287 milionë euro. Përfituesit e rinj njoftohen me mesazh personal në celularët e tyre.
Ministri grek i Mjedisit dhe Energjetikës, Kostas Skrekas, deklaroi se po rritet dhe njëherë më shumë numri i përfituesve në programin “Riciklo – Ndrysho pajisjen”, me objektivin e qartë për përfdhirjen e të gjithëve. Në këtë mënyrë, sipas tij, qeveria i përgjigjet interesit të madh të qytetarëve për modernizimin energjetik të amviseve dhe kursimin e energjisë. Së bashku me qytetarët, ai premtoi se po krijohet një e ardhme më e mirë për Greqinë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.