Biznesi i “artë” i Shën Valentinit – Oferta deri në 70% ulje për të nxitur shitjet
14 Shkurti, njohur ndryshe si dita e të dashuruarve festohet edhe në Shqipëri, duke nxitur ndjeshëm shitjet për shkak se tradicionalisht partnerët bëjnë dhurata ndaj njëri-tjetrit, të cilat janë të llojeve të ndryshme, ku mbizotëruese janë lulet.
Por tashmë me zhvillimin e teknologjisë, përpos dyqaneve fizike, bizneset përdorin si mekanizëm për rritje ne shitjeve edhe ofrimin e uljeve, gjë që po gjen shtrirje të gjerë edhe on line duke e bërë më të thjeshtë blerjen e dhuratave për ata individë që janë në punë apo nuk kanë kohën e mjaftueshme për të vizituar dyqanet fizike.
Po ashtu në këtë ditë oferta të ndryshme bëhen edhe nga restorantet për çiftet që zgjedhin të festojnë Shën Valentinin në këto ambiente apo agjencitë e udhëtimeve.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.