Bota e sportit përmes shifrave përrallore – Cilët janë sportistët më të paguar? Renditja e më të pasurve
Shumë shpesh, ideja për t’u paguar për të bërë sportin që ke dashur gjithmonë, shihet si një ëndërr e përjetshme, megjithëse të arrish atë elitë është një rrugëtim shumë i gjatë, plot sakrifica dhe më pas i shpërblyer në përputhje me rrethanat.
“Data World”, ka renditur sportistët më të paguar në vitin e fundit në shkallë globale, pavarësisht nëse këto fitime vijnë drejtpërdrejt nga aktiviteti në fushë ose nga kanale të tjera jo sportive, si sponsorizimet. Në krye të listës janë dyshja e përjetshme e rivalëve Ronaldo dhe Messi, të ndjekur me rreth dhjetë milionë dollarë më pak nga pasardhësi i tyre hipotetik Mbappè.
Asi portugez e mbylli vitin 2023 në krye të të gjithëve me 136 milionë dollarë të fituar, ku 90 prej tyre vijnë nga të ardhurat jo-futbollistike dhe që sigurisht do të përforcohen nga ekspozimi i ri mediatik i Lindjes së Mesme pas lamtumirës së tij me futbollin europian, duke kaluar mes radhët e Al-Nassr FC.
Lionel Messi duhet të “zgjidhet” me gjithsej gjashtë milionë më pak – 130, të cilat megjithatë ndahen në mënyrë të barabartë mes atyre që vijnë nga fusha dhe pjesës tjetër të pagave të marra gjatë vitit të kaluar, i pari që ka veshur fanellën e Inter FC të Miamit. Mbappe, asi francez i Paris Saint Germain, ndër të tre, është ai që ka fituar shumën më të konsiderueshme falë 100 milionëve dollarëve në total.
Numerikisht, pas tre pozicioneve të para, renditja fiton pak më shumë variancë falë katër sporteve të tjera për shtatë pozicionet e mbetura të top 10-shes, përkatësisht basketbolli, boksi, golfi dhe tenisi. I pari mes “të tjerëve” LeBron James me 119.5 milionë dollarë, katër herë kampion i NBA-së dhe mbajtësi i freskët i titullit të lojtarit që ka shënuar më shumë pikë në historinë e NBA në sezonin e rregullt.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.