Bursat europiane, në rritje modeste – Investitorët presin mbledhjen vjetore të Credit Suisse
Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, por tashmë e gjithë vëmendja e investitorëve është përqendruar te efektet që do të ketë ulja e prodhimit nga OPEC+ në ekonominë globale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.4%, ndërsa shumica e sektorëve janë në ngjyrë të kuqe.
Sektori minerar kryeson fitimet, në rritje me rreth 1.2%, ndërsa sektori i naftës dhe gazit është në rritje me rreth 0.7%.
Gjithashtu, investitorët do të jenë të fokusuar edhe te mbledhja vjetore e Credit Suisse, në një kohë që është finalizuar marrëveshja për blerjen nga UBS.
Kjo do të jetë hera e parë që huadhënësi zviceran do të përballet me aksionarët e saj, të cilëve ju mohua votimi për blerjen nga UBS për 3.25 miliardë dollarë. Gjithashtu, investitorët po presin edhe çmimet e prodhimit në Eurozonë për muaji shkurt.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.