Italia do të fitojë 20 miliardë euro nga privatizimet – Kryeministrja Giorgia Meloni prezanton planin 3-vjeçar
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi se qeveria e saj mund të grumbullojë rreth 20 miliardë euro në privatizime gjatë tre viteve të ardhshme.
Privatizimi i pjesës së kompanisë hekurudhore ‘Ferrovie dello Stato’ – FS ishte ndër ato që ajo citoi, duke theksuar se shteti do të ruajë gjithmonë kontrollin. Qeveria italiane thuhet se po mendon gjithashtu shitjen e 4% të gjigantit të energjisë Eni.
Por Meloni bëri të qartë se planet e privatizimit të qeverisë italiane nuk do të rezultojnë në shitjen e aseteve shtetërore me çmim të lirë,.
Qeveria italiane i ka vendosur vetes synimin për të mbledhur rreth 20 miliardë euro në periudhën 2024 – 2026 përmes privatizimeve për të ndihmuar në zvogëlimin e borxhit publik, i dyti më i larti i zonës së euros në raport me produktin e brendshëm bruto. Kryeministrja italiane shtoi se plani i privatizimit ka nisur por ajo theksoi se gjatë qeverisjes së saj nuk do të bëhen kurrë shitje.
Muajin e kaluar, Thesari mblodhi 920 milionë euro duke shitur 25% të aksioneve të bankës ‘Monte dei Paschi di Siena’ dhe Ministri i Ekonomisë Giancarlo Giorgetti deklaroi se rrjetet shtetërore hekurudhore dhe autostrada mund të shiten pjesërisht.
Javën e kaluar, ministria e Giorgettit hodhi poshtë fjalët se po planifikonte të reduktonte aksionet e saj në shërbimin postar ‘Poste Italiane’ duke iu përgjigjur një raportimi të mediave se mund të shiste 29.26% të saj përmes një oferte publike.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.