Italia u rimburson qytetarëve biletat e transportit – 60 euro bonus për ata me të ardhura më pak se 35 mije euro në vit!
Që prej shtatorit qytetarët italianë mund të përfitojnë një bonus 60 euro përsa i përket transportit. Kjo masë vjen nga qeveria pas rritjes së lartë të çmimeve të karburanteve, si një formë rimbursimi për qytetarët.
Ky bonus lëvizshmërie është një mbështetje për studentët, punëtorët, pensionistët dhe për të gjithë ata qytetarë që përdorin transportin publik, rrugor dhe hekurudhor. Kuponi mund të arrijë deri në 100% të shpenzimit që do të kryhet dhe njihet në çdo rast brenda kufirit maksimal të vlerës prej 60 euro. Mbështetja është nominative dhe mund të përdoret për blerjen e një abonimi të vetëm (vjetor, mujor ose në lidhje me disa muaj) .
Të tjera arsye që qeveria rendit për marrjen e kësaj mase janë dhe rritja e çmimeve të energjisë në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, rritja e kostove të prodhimit dhenga ana tjetër, në çmimet përfundimtare, duke filluar me ato të lëndëve të para, mallrave ushqimore etj.
Qeveria italiane ka vetëm një kusht për të marrë këtë bonus gjashtëdhjetë euro. Të ardhurat vjetore duhet të jenë tridhjetë e pesë mijë ose më pak. Kështu që të gjithë punëtorë dhe studentë kanë të drejtë të aplikojnë dhe të marrin këtë bonus nga qeveria italiane. Shpërblimi prej 60 eurosh do të vazhdoj deri në dhjetor ose deri sa të mbaroj buxheti i caktuar.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.