Kina drejt ndërtimit të fabrikës më të madhe të baterive në Europë – Do të furnizojë Mercedes Benz dhe BMW në automjetet e tyre elektrike

Prodhuesi kinez i baterive CATL ka njoftuar se do të vazhdojë me ndërtimin e një fabrike baterish prej 7.6 miliardë dollarësh në Hungari.
Impianti 100 Gigavat orë në Debrecen, në Hungarinë lindore do të jetë investimi më i madh jashtë shtetit nga kompania dhe impianti më i madh i baterive në Evropë.
CATL do të furnizojë bateri për gjigantët e automobilave si Mercedes Benz dhe BMË, të cilët po investojnë shumë në automjetet elektrike.
Fabrika do të mbulojë 221 hektarë, do të krijojë pothuajse 9,000 vende pune dhe pritet të duhen pesë vjet për t’u ndërtuar.
Debrecen është qyteti i dytë më i madh i Hungarisë dhe është rajoni i fundit që tërheq investime nga sektori i automjeteve elektrike (EV).
Hungaria po bëhet një qendër kryesore për automjetet elektrike me BMË duke ndërtuar një fabrikë EV pranë qytetit dhe Audi që tashmë prodhon motorë elektrikë në veriperëndim të vendit.
“Investimi i CATL do të shënojë një hap gjigant në zgjerimin global të CATL”, tha themeluesi dhe kryetari i kompanisë Zeng Yuqun në një deklaratë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.