Shqipëria partneritet strategjik me SHBA-në / Ja 3 projekte të mbrojtjes dhe sigurisë që nisin në shtator
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë është bërë me dije se në kuadër të partneritetit special strategjik me SHBA, në shtator të këtij viti Ministria e Mbrojtjes do të nisë projektet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Referuar njoftimit në shtator të vitit 2023 pritet të krijohet qendra operacionale e mbrojtjes kibernetike.
Gjithashtu pritet që në vendin tonë të mbërrijnë dy helikopter Black Hawk dhe se Shqipëria do të jetë vendi pritës i stërvitjes Defender Europe 2023.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.