Zgjidhet qeveria e re e në Malin e Zi – Milojko Spajiç bëhet kryeministri i ri i vendit

Parlamenti i Malit të Zi, ka zgjedhur sot qeverinë e kryeministrit Milojko Spajiç, pas seancës plenare që zgjati përgjatë gjithë natës.
Qeveria e re e Malit të Zi i jep fund udhëheqjes së ekzekutivit me mandat teknik të Dritan Abazoviçit, qeveria e të cilit u rrëzua përmes një mocioni mosbesimi, në gusht të vitit 2022.
Gjatë fjalimit para deputetëve, Spajiç tha se “anëtarësimi në plotë” në Bashkimi Evropian, anëtarësimi “aktiv dhe i besueshëm” në NATO, përmirësimi i lidhjeve rajonale dhe marrja e një roli më aktiv në organizatat multilaterale do të jenë katër prioritetet kryesore të ekzekutivit të tij.
Koalicioni i qendrës ”Evropa Tani” fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në qershor, por nuk arriti të fitonte mjaftueshëm sa të krijonte vetë qeverinë.
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i ka dorëzuar gjithashtu detyrën kryeministrit të sapozgjedhur Milojko Spajiç.
Abazoviç i uroi suksese Spajiçit për detyrën e re dhe theksoi se ”Mali i Zi duhet të ecë në rrugën e duhur dhe të llogarisë vetëm suksese”.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.